filmin e fundit e kam pare mbreme,nuk me kujtohet titulli por po ju tregoj per cfare behej fjale sepse ishte i bazuar ne nje histori te vertete dhe kish nje subjekt shume te vecante.
filmi fliste per nje djale te ri qe donte te behej me patjeter femer,ai ndeshej ne ring per te fituar para dhe te nderronte seksin.
nuk behej fjale per nje tranvestite qe thjesht bente si femer dhe vishej si femer.ai donte te nderronte seksin me ane te operacioneve.
kjo gje nuk ishte e fshehet per popullin dhe te gjithe e pyesnin vazhdimisht se si ndihej.
ai kaloi shume veshtiresi,sidomos per te bindur prinderit sepse doktori nuk mund ta bente operacion pa firmen e te jatit te djalit.
mbas shume debatesh prindi i tij pranoi por duke kercenuar doktorin,sepse kishte frike se mos djali i tij mbetej i gjymtuar,por doktori e siguroi qe jo.
atehere djali u be operacion dhe cdo gje shkoi mire,ai tani ishte femer ne kuptimin e plote te fjales. dhe doli nje femer shume e bukur.
per ata qe se besojne te tilla operacione egzistojne,vetem se kushtojne.