Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalliPortalli  ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  ChatChat  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Kush do e fitoj Champions League 2008-2009 ??
Kur xhirohet nje film. EmptyTue Sep 16, 2008 9:17 pm nga ACMILAN

» champions league 2008-2009
Kur xhirohet nje film. EmptyTue Sep 16, 2008 9:05 pm nga ACMILAN

» Si ndiheni ne kto momente!!!
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:29 pm nga ACMILAN

» Nuk Duroj Dote..
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:28 pm nga ACMILAN

» Fjali te tjera
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:27 pm nga ACMILAN

» Pershkruani anetaret e forumit vetem me nje fjale
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:24 pm nga ACMILAN

» cifti me i bukur i forumit ose chatit
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:22 pm nga ACMILAN

» Ky Kjo Siper..
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:21 pm nga ACMILAN

» Si te zesh nje femer ....
Kur xhirohet nje film. EmptyMon Sep 15, 2008 6:20 pm nga ACMILAN

Social bookmarking
Bookmark and share the address of Free-Time on your social bookmarking website
Feja
Falja e Namazit
Bibla Shqip
Kohet e faljes ne 6 miljon qytete
Shtetet:
Zbavitje Chat
http://widget.mibbit.com/?settings=7ca12664887d4b6e7a0fa6552f9e0de6&server=irc.hapesira.org&zbavitje=%23myChan
Fjalore
Shqip - Shqip
Shqop -Anglisht
Anglisht - Shqip
Shqip - Greqisht
Greqisht - Shqip
Shqip - Italisht
Italisht - Shqip
Fjalor Interneti

 

 Kur xhirohet nje film.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Killerina
Kryetare Bashkie
Kryetare Bashkie
Killerina


Numri i postimeve : 1553
Age : 115
Location : everywhere
Registration date : 02/03/2008

Kur xhirohet nje film. Empty
MesazhTitulli: Kur xhirohet nje film.   Kur xhirohet nje film. EmptyTue Mar 04, 2008 12:28 am

Dyert e Kinostudios janė hapur sėrish. Pas 15 vitesh aty ėshtė duke u xhiruar “Sekretet e njė tė ēmenduri”, filmi mė i fundit i Spartak Pecanit. Ne kemi shkuar nė sheshin e xhirimeve dhe ja se ē’kemi zbuluar

Kur xhirohet nje film. Filmi1

Edmond Prifti

Nga larg duken statujat qė tė krijojnė pėrshtypjen sikur tė pėrshėndetin majė shtyllave tė betonta apo papafingove, pėr tė uruar mirėseardhjen apo largimin e pėrkohshėm. Siluetat e tyre tė falangave tashmė nuk ngjajnė mė shumė sesa disa pjesė tė dikurshme gjymtyrėsh humane, qė me siguri pėrmes pėrcaktimit tė trupit tė tyre tė shndėrruar nė kaf do tė jepnin idenė e duarve. Imazhet e dikurshme tė bronzta dhe tė shndritshme si monedha pesėlekėshe nga dy krahėt rrethojnė derėn kryesore tė stėrmadhe tė ish-Kinostudios “Shqipėria e Re”, e inauguruar nė verėn e vitit 1952. Por pėr t’u futur brenda saj mė parė do tė largonim tutje shiritat e kuqe me tė bardhė qė rrethonin zonėn, dhe mė pas tė ndeshnim njė copė A4: “Ju lutem, mos hyni brenda sheshit tė xhirimit nė qoftė se nuk jeni pjesė e ekipit!”.

Regjisori Spartak Pecani do tė ishte i pari ai qė do tė hapte derėn e madhe, ndėrsa do tė priste njėherazi sqarimet pėrkatėse. Brenda qetėsi dhe freski tė pėrziera tė dyja me aromėn e rėndė tė mykut. Duket si njė botė krejt tjetėr kjo endje e frikshme nė kėto dhoma tė harruara nga koha. Qetėsia e ftohtė dhe muret thuajse ngjyrė grije si gėlqere e skaduar dhe vizatimet prej grafiti atje, tė ngjallnin frikėn e diēkaje. Pėrballė njė avion grafiti, mė tej njė vajzė a djalė qė mbante njė qen tė lidhur dhe mė pas njė ēift i kapur prej dore. Ndoshta njė histori e tėrė. Nė pavijonin e fundit nė tė majtė ndodhej mensa dhe pėrbri saj reparti i ekzaminimeve. Tinguj tė thatė hapash sėrish. Nga e djathta e tyre shihet dera e mbyllur ku ishte shkruar sipėr: Pavijoni i grave dhe mė tej me gėrma tė mėdha: “Qetėsia shėron tė sėmurin”, “Kėtu ka pastėrti”. Gjithēka tė ndjell frikė kėtu. Heshtjen e thyejnė vetėm disa tinguj kordash njerėzore, qė dėgjoheshin si pa kuptim sė largu, brenda pavijonit nė njė qoshe tė tij. Pėrmes kangjellave tė hekurta jeshile qė i ndanin pavijonet, dalloje pėrmes hapėsirave tė tyre krevatet e rreshtuar njėri pas tjetrit, dikush me ēarēafė tė zverdhur dhe tė tjerė vetėm mbi dyshekė. Tė dukej si njė burg kjo e djathta e kėsaj hapėsire tė zbrazur dhe zbehjes sė dritave tė verdha pa abazhur. Por hyrja mė tej nė pavijonin kryesor dhe ngatėrrimi i kėmbėve nė kabllot qė ishin shtruar mbi pllakat e krisura, tė jepnin idenė se diēka po ndodhte. Njerėz. Disa qenie qė vuajnė pasojat e njė realiteti kaotik. Kishin fituar edhe ata pas shumė vitesh lirinė qė i dha demokracia, por kishin mbyllur veten nė vetmi, me dėshirė apo jo. Njė ish-oficer sigurimi, njė psikiatėr, njė psikologe dhe disa tė tjerė. Tė gjithė, kush mė pak apo mė shumė kanė mbetur tė paaftė pėr tė marrė nė dorė fatin e tyre. Tė verbėr, tė sėmurė, tė drobitur dhe njėkohėsisht tė humbur nė hapėsirat e vetmisė ndėrsa kalojnė papritmas nga gjendja e terrorit nė gjendjen e kaosit. Maniakė tė persekutimit, paranojės apo fiksimeve. Mendja e tyre gati e tretur nga neuronet endet ashtu, sikur flet me dikė, tė stisur me pizhamet me vija pėrqark shtratit tė ndryshkur, qė mbulohen nga batanijet e zgjebura dhe rrethimit tė mbishkrimeve nė mure. Kupton mjaft mirė ē’po ndodh me tė gjithė ne, edhe pas shumė vitesh qė pas ardhjes sė demokracisė. Askush nuk ka mė kuriozitet, si dikur qė pėrpiqeshin tė zbulonin shkaqet si edhe mjeku Ndriēim Xhepa. Madje edhe ajo femra e re qė u pėrpoq tė zbulonte pak e nga pak u ndalua pikėrisht nga bluzat e bardha. Sėrish krevate njėri pas tjetrit. Enver Petrovski, njė ish-oficer sigurimi i shtrirė nė krevat me pizhame me vija dhe fliste me veten pėr ato grada tė marra dhe tė hequra brenda ditės, pėrsėriste pa pushim: “Organet e sigurimit tė bėjnė punėn pėrkatėse”. Pranė tij Neritan Liēaj, dukur i punėsuar pėr vidhosjen e bulonave tė bustit tė diktatorit Hoxha, pėsoi ngritjen dhe rėnien, dashurinė e humbur dhe mbijetesėn i harruar nga tė gjithė. Tė dy gjenden tė shtruar dhe si gjithė personazhet e tjerė brenda kėtij pavijoni ēdo njė tregon historinė e tyre. Neritani apo Landi siē njihej nė film, griste copa gazetash dhe i vinte nė varg njė e nga njė pėr t’i pėrdorur mė pas si letra higjienike, ndėrsa leh pafundėsisht ashtu si i shpėtoi policisė fillimisht, por jo edhe infermierėve tė psikiatrisė sė kėtij institucioni. Ermela Teli, dikur mbante emrin Veronika, por pėrngjisja e saj me “Veronika kėrkon tė vdesė” ndoshta do tė shtonte mė shumė trishtimin dhe ngatėrresėn. Tashmė quhet Era. Realisht u ndje edhe ajo pėr pak ēaste nė brendėsinė e tyre dhe qė s’mund ta pėrballonte mė studimin e kėtyre qenieve njerėzore. Ishte shumė e re pėr tė kjo botė tjetėr, qė nuk lejonte nxjerrjen e sekreteve. Personazhi tjetėr, por jo i fundit, ėshtė qenushi i racės franceze, i stėrvitur nga Tahir Baēova pėr shtatė muaj rresht. Me ēakun nė dorė dhe fletėt e skriptit tė lėna mbi njė nga shtretėrit, Ardita Mullai, vajza bionde kaēurrelse qė dikur prezantonte programin e TVSH-sė, rinis skenėn reale 261 dhe roll 50: “Qetėsi... Po xhirohet! Motor…dhe Aksion!”.

Kur xhirohet nje film. Filmi2

Rikthimi nė pavjonin e Kinostudios

Kjo ėshtė hera e parė pas 15 vjetėsh qė hapen sėrish dyert e disa prej mjediseve tė ish-Kinostudios “Shqipėria e Re”, tashmė Qendra Kombėtare e Kinematografisė, njėkohėsisht duke i dhėnė rėndėsi mizanskenave. Nganjėherė tė duken sikur kalojnė tepėr shpejt kėto vite. “U shfaq dėshira krejt natyrshėm. Ndoshta malli dhe detyra mė bėnė qė tė zgjidhja studiot e Kinostudios”,-ka theksuar Pecani nė kėtė rikthim tė tij. Nė njė ditė, rreth 2 vite mė parė pėrgjatė njė bisede me Vangjel Kozmanė, Pecani do tė merrte nė dorė subjektin dhe mė pas do tė pėrpunonte skenarin artistik bazuar nė librin, “Lehje nėpėr natė”, njė vepėr nga e cila njė regjisor tjetėr kishte dėshtuar pėr gjetjen e fondeve. I pėrngjante njė aventure brenda njė dite. “E para, qė tė fitosh njė skenar duhet menaxhimi, pasi Qendra e Kinematografisė tė jep vetėm njė pjesė tė fondeve, ndėrsa unė duhet t’i bindja tė huajt tė hynin nė bashkėproduksionin e filmit”. Pėr njė arsye mė shumė Pecani do tė nisej drejt Kanės, ku edhe gjeti bashkėpunėtorėt e parė besnikė. Njėkohėsisht arriti tė pėrpunonte skenarin pėr mė se njė vit rresht, pasi duheshin hequr nuancat politike si dhe pėrshtatja e librit pėr skenar filmi. Vijnė ndėrkohė tri producentėt e parė, nga Shqipėria – S.A.E. Trimex, nga Kosova – Concordia Pictures dhe Gjermania me Netzėerkfilm, ndėrsa pėr fazėn post-produksion nga Austria. “Dhe nė arenėn ndėrkombėtare pritet tė vlerėsohet jo vetėm pėr sa i pėrket subjektit tė zgjedhur, por edhe stilit tė kėsaj vepre midis tragjikes dhe absurdes. Dhe jo sė fundmi, pasi sekretet nė pėrgjithėsi edhe kur hapen krijojnė probleme. Duhet gjetur momenti i duhur qė ato tė shfaqen”, ėshtė shprehur Spartak Pecani.

Risitė e sekreteve tė tė ēmendurve

Gjithė teknika e kėtij filmi, i cili ka filluar xhirimet mė 11 maj me titullin e pėrkohshėm “Sekretet e njė tė ēmenduri”, po realizohet pėr herė tė parė nė Shqipėri me anėn e pajisjeve dixhitale. Njė kalim direkt nė hard-diskun e njė kompjuteri dhe mė pas thjeshtėzohet puna pėr hedhjen nė fazėn pėrfundimtare nė njė film negativ 35 mm pėr kinema. Kjo teknikė kompjuterike nuk do tė krijonte humbje nė imazhe. “Gjithsej janė realizuar pesė filma nė botė dhe ky ėshtė i pari nė Evropė me kėtė metodė”, shpjegon Pecani. Kamera e lėvizshme nga Marc Andre Hupfeld do tė jetė e pranishme e inkuadruar nga sytė e ēdo personazhi, duke krijuar emocione tė papėrshkrueshme tė skenave tė trishta. Ajo do tė japė ndjesinė e prekjes me dorė tė personazhit, tė futet thellė brenda grahmės sė tyre, brenda syve dhe shpirtit, apo shprehisė sė asaj ēka ndjejnė ata realisht dhe pėrjetimit tė vetmisė nė pavijonet e rrethuara nga kangjellat. Stativi pritet tė pėrdoret vetėm nė planet e imėta apo detaje. Vetė kamera do tė jetė nė kėtė mėnyrė syri, qė do tė largojė ftohtėsinė dhe klasiken pėr gjithė kėta personazhe. Vetė aktorėt kanė pėrjetuar ēdo njė prej roleve tė tyre tė ngjashme nė film, nė Spitalin Psikiatrik tė Vlorės, ku edhe do tė zhvendosen sė shpejti pėr disa ditė xhirimet. Vetė regjisori Pecani dėgjoi dhe pa atje njė grua tė sėmurė mendore, e cila lehte duke pėrdorur shtratin si njė kolibe imagjinare. Tė tjerat do t’i zbulojė vetė premiera e kėtij filmi 40-ditorėsh qė ndodhet nė pragun e njė filmi artistik apo dokumentari. “Nga afėr askush nuk ėshtė normal”, do tė kujtohej njė shprehje e lexuar nė stendėn e njė muri tė lyer me gėlqere. Ulėrima, frikė, rėnkime, fjali pa lidhje dhe histori pa auditor...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.eharrova.com
 
Kur xhirohet nje film.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Art | Kultur :: Kinematografia-
Kėrce tek: