Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalliPortalli  ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  ChatChat  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Kush do e fitoj Champions League 2008-2009 ??
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyTue Sep 16, 2008 9:17 pm nga ACMILAN

» champions league 2008-2009
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyTue Sep 16, 2008 9:05 pm nga ACMILAN

» Si ndiheni ne kto momente!!!
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:29 pm nga ACMILAN

» Nuk Duroj Dote..
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:28 pm nga ACMILAN

» Fjali te tjera
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:27 pm nga ACMILAN

» Pershkruani anetaret e forumit vetem me nje fjale
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:24 pm nga ACMILAN

» cifti me i bukur i forumit ose chatit
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:22 pm nga ACMILAN

» Ky Kjo Siper..
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:21 pm nga ACMILAN

» Si te zesh nje femer ....
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon Sep 15, 2008 6:20 pm nga ACMILAN

Social bookmarking
Bookmark and share the address of Free-Time on your social bookmarking website
Feja
Falja e Namazit
Bibla Shqip
Kohet e faljes ne 6 miljon qytete
Shtetet:
Zbavitje Chat
http://widget.mibbit.com/?settings=7ca12664887d4b6e7a0fa6552f9e0de6&server=irc.hapesira.org&zbavitje=%23myChan
Fjalore
Shqip - Shqip
Shqop -Anglisht
Anglisht - Shqip
Shqip - Greqisht
Greqisht - Shqip
Shqip - Italisht
Italisht - Shqip
Fjalor Interneti

 

 Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Shef Krimesh
Shef Krimesh
Admin


Numri i postimeve : 769
Registration date : 21/02/2008

Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve Empty
MesazhTitulli: Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve   Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon May 05, 2008 5:30 pm

Rrahje barbare mes tė rinjsh nė Tiranė. Tronditet opinioni publik. Xhirimet pėrhapen me shpejtėsi nė internet


Sekuenca nga njė sherr masiv nė njė nga rrugėt e Tiranės u publikuan sė fundi nė faqen popullore youtube.com duke tėrhequr vėmendjen dhe komentet e njė numri tė madh lexuesish anekėnd botės tė shokuar nga niveli i egėrsisė dhe karakteri shtazarak qė paraqitet nė xhirime.

Pamjet tronditėse tė denja pėr njė film hollivudian me efekte speciale pėrmbajnė dhunė tė nivelit sipėror, gjak, sharje tė rėnda, mungesė tė thellė humanizmi dhe civilizimi duke u shndėrruar nė njė episod tė rrallė dhe tė pashembullt pėr asnjė vend tjetėr nisur nga mėnyra sesi ndodh rrahja nė mes tė ditės, nė mes tė rrugės, pa shqetėsuar askėnd. Ngjarja pėr tė cilėn opinioni publik nė Shqipėri, autoritetet e forcave tė rendit ose qoftė edhe ato shkollore, nuk kanė as dijeninė mė tė vogėl, duket se ėshtė filmuar ndoshta pranė ambienteve tė ndonjė shkolle, pėrmes njė aparati celular ose ndonjė kamera tjetėr amatore dhe mė pas ėshtė publikuar nė internet ne adresen: https://www.youtube.com/watch?v=_IklluQgO40 duke gjetur njė pėrhapje tė menjėhershme. Sipas informacioneve tė “Korrieri”-t, asnjė denoncim apo ndonjė hetim i pavarur nuk ėshtė ndėrmarrė nga strukturat vendore, ndonėse sipas imazheve dhe veshjes sė protagonistėve tė pėrfshirė nė kėtė episod duket se ngjarja ka tė paktėn njė muaj qė ka ndodhur.

Bėhet fjalė pėr njė rrahje barbare tė njė tė riu nga njė grup i madh adoleshentėsh, teksa origjina e konfliktit mbetet ende e paqartė.

Gjithēka ndodh pėrpara syve tė njė numri tė konsiderueshėm kalimtarėsh, nxėnėsish dhe tė pranishmish tė tjerė teksa ėshtė lehtėsisht e kuptueshme qė ngjarjet zhvillohen nė Tiranė, pėr shkak tė targave tė automjeteve tė parkuara nė vendin e agresionit.

Protagonistėt nė ngjarje janė - mesa kuptohet nga imazhet - ndoshta nxėnės tė ndonjė gjimnazi dhe teksa i riu i nėnshtrohet njė dhune tė egėr nga bashkėmoshatarėt e tij, dallohet sesi autori i videos dhe shumė kalimtarė vėrejnė gjithēka, komentojnė me indiferencė, por nuk ndėrhyjnė aspak pėr tė ndėrprerė kėtė akt shtazarak.

Nuk njihet identiteti i viktimės, por nė video dėgjohen zėra tė rinjsh qė thėrrasin njėri tjetrin nė emėr. Nė njė moment tė caktuar viktima qė ėshtė vėnė poshtė gjashtė apo shtatė agresorėve, shkėputet duke u munduar tė shpėtojė dhe pėrpara objektivit shfaqet njė fytyrė e pėrēudnuar nga rrahja dhe njė hemoragji e fortė teksa tė pranishmit komentojnė me njėri tjetrin: “shiko, gjak”.

Imazhet dramatike nuk ndalojnė kėtu dhe sherri zhvendoset nė njė ambient tjetėr, por videoamatori ka vazhduar xhirimet i tėrhequr nga njė tjetėr sherr paralel nė po atė vend, qė mė parė nuk i kishte ngjallur interes ndoshta pėr shkak tė intensitetit mė tė ulėt tė dhunės dhe mungesės sė hematomave. Paralelisht me djemtė, nė tė njėjtėn arenė pėrleshjesh zhvillohet edhe njė rrahje midis njė grupi vajzash bashkėmoshatare teksa nuk kuptohet nėse motive i grindjes me tyre ėshtė po ai i djemve thirrjet e tė cilėve dėgjohen nė sfond duke tė lėnė tė kuptosh se skena tė tmerrshme po zhvillohen nė prapaskenė aty ku nuk arrin dot objektivi i kameras amatore.

Prej kohėsh ambientet shkollore nė Shqipėri janė shndėrruar nė ēerdhe shthurjeje pėr shkak tė kujdesit tė ulėt, investimeve tė pakta, lėnies pas dore dhe njė sistemi edukativ tėrėsisht tė degraduar. Tirana me njė popullsi ndoshta tė trefishuar nė krahasim me atė tė viteve 90, ka pothuajse tė njėjtin numėr gjimnazesh duke i shndėrruar ambientet shkollore nė geto tė pamjaftueshme, tė ngushta e tė mbipopulluara qė krijojnė premisat e duhura jo vetėm pėr mos-arsimimin e duhur tė fėmijėve tė taksapaguesve publikė, por edhe pėr shndėrrimin e tyre nė embrione kriminelėsh, tė paedukuarish, tė dhunshmish dhe tė shthururish. Stafet e pamjaftueshme pedagogjike, klasat me nga 50 nxėnės e lart, mėsimi me turne, pamundėsia pėr tė mbajtur nėn kontroll mjediset brenda shkollės dhe nė fund tė fundit shndėrrimi i vetė shkollės si institucion nė njė mjedis aspak interesant pėr t’u ndjekur, i ka shndėrruar frekuentuesit e tyre vit pas viti dhe brez pas brezi nė turma ku pėrherė e mė tė paktė janė ata qė ia dalin t’i shpėtojnė njė stili jetese ku predominon dhuna, seksi premature, droga, alkooli dhe vese tė tjera tė dėmshme. Pėr kėtė arsye, video si kjo e publikuar sė fundi, mund tė shkaktojnė irritim tek njė shikues i njė breznie tjetėr, apo i njė vendi “normal”, por janė tashmė njė rutinė e pėrditshme pėr qindra dhe mijėra adoleshentė shqiptarė qė popullojnė sot shkollat e mesme publike tė kėtij vendi ku publikja ėshtė lėnė nė degradim tė plotė.


Precedenti


Vetėm pak muaj mė parė, ishte pėrsėri interneti distributori masiv i njė tjetėr skene tronditėse ku shfaqej njė adoleshente ndoshta e mitur shqiptare teksa pozonte duke u zhveshur pėrpara objektivit, pa ndjerė asnjė lloj brerje ndėrgjegje dhe tėrėsisht e pavetėdijshme pėr atė qė po bėnte.

Skenat u mohuan nga gjimnaze tė ndryshme nė kryeqytet se i pėrkisnin ndonjėrės prej nxėnėsve tė tyre, por nė mjediset e ngushta midis adoleshentėve kryeqytetas, protagonistja njihet me emėr dhe madje siē komentohet, ėshtė shndėrruar nė njė lloj ikone nė artin e ri modern tė publikimit tė imazheve tė nxehta nė internet, njė garė e re popullore midis tė rinjve shqiptarė.

Teknologjia e re e informacionit, telefonat celularė me aksesorė fotografikė apo filmikė, tė cilėt tashmė janė nė dorėn e cilitdo, e kanė shkurtuar shumė distancėn nga imagjinata deri tek realizimi. Shpesh, adoleshentėt tė cilėt pėrjetojnė moshėn e tyre mė delikate nė kėtė shpėrthim tė paprecedenttė tė teknologjisė dixhitale, janė protagonistėt dhe iniciatorėt e pavetėdijshėm tė skenave tė forta me pėrmbajtje kryesisht dhune dhe seksi, ndėrsa audienca e tyre tashmė edhe me ndihmėn e internetit ėshtė pėrherė e mė globale duke dalė nga oborri i shkollės, unaza e Tiranės e madje edhe kufiri i Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://free-time.albanianforum.net
enya

enya


Numri i postimeve : 12
Registration date : 12/04/2008

Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve Empty
MesazhTitulli: Re: Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve   Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve EmptyMon May 05, 2008 10:43 pm

Skena barbare por qe per mendimin tim nuk ndodhin vetem ne Shqiperi madje ne vende te zhvilluara kemi pare shume me keq, vrasje ne shumice dhe me arme!!!

Por ne Shqiperi kjo gjendje nuk me habit shume, fatkeqesisht, sepse kur nuk ka shtet dhe edukim nuk mund te kete sjellje normale dhe te arsyeshme nga rinia e sila pret nga ata qe e edukojne dhe i japin kufinjte ne jete qe te sillen mire, kjo gje nuk egziston ose me mire te them qe menyra e edukimit ka ndryshuar jashte mase keto 17-18 vjetet e fundit!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dhunė dhe gjak mes gjimnazistėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajme :: Lajme nga vendi-
Kėrce tek: